HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEFANTASTIKE/ Drejtuesit e Besëlidhjes marrin një vendim të rëndësishëm për tifozët lezhjanë

FANTASTIKE/ Drejtuesit e Besëlidhjes marrin një vendim të rëndësishëm për tifozët lezhjanë

Tek Besëlidhja e kanë marrë shumë seriozisht punën për sezonin e ri. Përveçse në fushën e lojës, drejtuesit e klubit kanë menduar të ndërhyjnë edhe në infrastrukturë duke plotësuar kushtet për stërvitje ekipit, por ata nuk janë ndalur këtu.

Ditën e sotme klubi lezhjan ka marrë edhe një tjetër vendim shumë të rëndësishëm dhe që ka të bëjë me tifozërinë e tyre. Bordi drejtues i klubit ka vendosur që hyrja e tyre në stadium të jetë falas për të gjithë sezonin.

Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të klubit në të cilën shkruhet:

“NJOFTIM : Pas konsultimit me bordin e ri drejtues të Klubit të Futbollit Besëlidhja me Presidentin z. Pjerin Fushaj dhe me Kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu u vendos që hyrja në stadiumin Besëlidhja të jete pa pagese për të gjithë sezonin futbollistik 2025 – 2026, për perkrahësit e ekipit tonë të zemres. Forca Besëlidhja!

Kujtojmë që Besëlidhja e ka nisur me fitore kampionatin duke fituar 2-0 në fushën e Bushatit ndaj Basanias dhe ndërkohë në javën e dytë do të presë në stadiumin e saj Sopotin dhe padyshim që pret një mbështetje të madhe nga tifozët e saj, aq më tepër që hyrja për ta në stadium do të jetë pa pagesë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments