Gazetari i njohur sportiv Fatmir Mëneri në “Ora Sport” tha se është i velur me deklarimet e trajnerëve sot të cilët në kuadër të diplomacisë përsërisin të njëjtat gjëra duke ia transmetuar si qasje edhe futbollistëve dhe u ndal konkretisht tek deklarat e Stavri Nicës.
Stavri Nica: Futbollistët në Shqipëri pa nivel. Mendojnë vetëm për rroga
“Duke qenë i fushës së gazetarisë kam pasur rastet që të jap disa leksione edhe në universitet dhe kam lexuar për këtë gjë. Personalisht jam i velur me deklarimet e trajnerëve sot të cilët në kuadër të diplomacisë përsërisin të njëjtat gjëra. Thonë t’i marrim ndeshjet një nga një.
Kjo është transportuar edhe tek futbollistët. Një deklaratë e çiltër e një trajneri mund të interpretohet se asesi. Unë e mbështes në këtë rast kur Nica deklaroi se futbollistët e kanë mendjen vetëm te rrogat.
E shoh si deklaratë të çiltër të Stavri Nicës dhe e shoh si trajner për eksperiencë dhe besoj se ka më shumë minuta se të gjithë lojtarët që drejton”- deklaroi Mëneri.