Kampionati ka ulur siparin e 36 javëve dhe është gati për finalet e mëdha. Vllaznia mbërriti e dyta në një kohë që ka avantazhin e barazimit, një bonus që nuk e kishte vjet dhe që e nxori nga finalja e kampionatit. Senad Fishta, opinionist sportiv, tha në studion e MCN Informacion se Vllaznia shkon në këtë sfidë me avantazhin e grupit kompakt dhe të qëndrueshëm.
“Ne duhet të luajmë për fitore. Mendoj se ishte një short bujar, sepse kualifikohemi edhe me barazim. Mendoj që stafi ka mundësi të analizojë mirë, ka njohje. Është çdo gjë në favorin tonë. Numri i paktë i tifozëve po ndodh në të gjithë kampionatin shqiptar.
Partizani dhe Egnatia kanë 4-5 lojtarë që kanë fituar tituj me ta dhe nuk i kanë më. Ne jemi më lart se ata. Me Dinamon kemi pasur rezultate të çuditshme. Shoh një katërshe interesante.
Vllaznia e ka ruajtur grupin. Kemi lojtarë me eksperiencë. Gabimi pozitiv që bën Vllaznia është që bën futboll hapur. Thjesht duhet të jemi më agresivë dhe më të vendosur”- ka deklaruar Fishta