Përforcimi më i ri i Real Madridit, Franko Mastantuono, ka zbuluar prapaskenat e garës mes gjigantëve spanjollë dhe PSG-së për transferimin e tij.

Mastantuono ka treguar se një telefonatë direkte nga trajneri Çabi Alonso ishte një faktor “shumë i rëndësishëm” në vendimin e tij për t’u bashkuar me kampionët e Spanjës.

“Kisha folur tashmë me Çabin, më telefonoi vetë, për mua ishte shumë e rëndësishme që më tregoi atë besim. Ishte një bisedë private, por ajo telefonatë më dha shumë vetëbesim dhe më vlejti shumë.

Shumë klube ishin të interesuara për mua dhe i respektoj maksimalisht të gjithë. Fola edhe me Luis Enrike, ai ishte shumë i qartë me mua. E uroj për titullin që fitoi mbrëmë”, ka thënë Mastantuono.