Bayern Munich ‘masakroi’ Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e parë të Champions League. Gjermanët triumfuan me rezultatin e thellë 9-2, duke mos treguar aspak mëshirë. Pas kësaj sfide ka folur dhe trajneri bavarez, Vincent Kompany. Ky i fundit shprehet mjaft i lumtur me ekipin dhe sidomos Harry Kane që realizoi 4 gola.
“Jam shumë i lumtur për djemtë. Nuk i shënova unë golat, i shënuan ata. Edhe pasi pësuam dy herë, qëndruam të shpejtë dhe kjo ishte diçka mjaft e mirë.
Natyrisht, nuk duhet të ndodhë me ne që të pësojmë në atë mënyrë, por ne duhet të punojmë për këtë. Kishim energji të mirë dhe ishte mjaft argëtuese, ekipi tregoi entuziazëm. Neuer e nxorëm nga loja, pasi nuk donim që të rrezikonim.
Ne fituam 9-2, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi për mua është Harry Kane, i cili nuk gabon nga penalltia. Ne kishim 11 lojtarë në fushë, të cilët punuan deri në fund. Kemi luajtur një ndeshje, jo më shumë. Tani gjithçka ka të bëjë me ndeshjen e radhës, ta kemi vazhdimësi”, ishin fjalët e trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany.