Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, shkaktoi çudi me rreshtimin e lojtarëve në fushë kundër Fraiburgut.
U tha më herët se Joshua Kimish do të mbante rol protagonisti në mesfushë, por ai u rreshtua sërish në krahun e djathtë të prapavijës:
“Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Grupi dhuroi paraqitje pozitive.
Mund të kishim bërë më mirë në segmente të caktuara të ndeshjes, por gjithsesi jam i lumtur më reagimin e skuadrës. Kimish ishte mjaft aktiv.
Më vjen mirë që Myler festoi këtë arritje me gol dhe çfarë goli! Mosha për të është thjesht një numër. Ai është një legjendë e gjallë e klubit. Kemi pasur përballë dy rivalë me prirje defensive dhe kemi marrë rezultatin”, e mbylli Kompani.