lubi i Tiranës ka zyrtarizuar në ditën e funt të vitit ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Fjoart Jonuzi. Lojtari kishte humbur vendin e titullarit në këtë edicion të dytë me bardheblutë dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Fjoart Jonuzi. Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falënderojmë Fjoart Jonuzin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.
Largimi i Jonuzit nga bardheblutë ishte i paralajmëruar prej kohësh ndaj për mesfushorin kanë shfaqur interes klube pretendente të Superiores, që e shohin si një element shumë të rëndësishëm për t’ia shtuar radhëve të tyre.
Emri i tij ka dale se fundi te Partizani e Elbasani, por shanset me te medha duket se jane qe ai te vishet verdheblu. Drejtuesit e kesaj skuadre kane ende ambicie per te qene ne mes ekipeve me te mira, e per kete padyshim qe duhen te tjere lojtare cilesore. Prandaj dhe Jonuzi mund te jete i duhuri per ta.