Edhe pse një skuadër e ngjitur rishtazi nga Kategoria e Dytë, Pogradeci i Samuel Nikajt, vijon të bindë me paraqitjet në testet miqësore. Pas triumfit ndaj Besës së Mirel Josës, me rezultatin 1-0, liqenorët barazuan ditën e sotme ndaj Flamurtarit pretendent me rezultatin 1-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit liqenor.
Në fillim të pjesës së parë ishte mesfushori Danladi ai që kaloi në avantazh pogradecarët, ndërkohë që në startin e fragmentit të dytë, vlonjatët e Agostinelit barazuan shifrat me anë të sulmuesit Oshafi.
Edhe pse me emra të rëndësishëm në formacion, si Frashëri, Atanda, Trashi, Batha, por edhe Hoxhaj e Shkurtaj, vlonjatët nuk arritën të triumfonin në këtë test miqësor.
Vlen të theksohet fakti, se pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, rritmi i lojës ishte tepër i lartë.
Pogradeci-Flamurtari 1-1
Golat: Danladi / Oshafi