Barcelona po shijon një moment mjaft pozitiv pas triumfit në Kupën e Mbretit, duke udhëhequr në La Liga dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League.

Pau Cubarsì, mbrojtësi i ekipit katalanas, nuk i përmban emocionet pas suksesit 3-2 ndaj Real Madrid në finale e Kupës së Mbretit.

Është diçka që nuk mund ta shpjegoj. Ajo që bëmë është mbresëlënëse. Jemi një grup i ri, dhamë gjithçka deri në fund”, tha Cubarsi.

Gjërat u vështirësuan në pjesën e dytë, por ia dolëm mbanë. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe morëm fitoren, të cilën e donim”, shpjegon mbrojtësi spanjoll.

Më tej, Cubarsi shtoi: “Çdo lojtar ëndërron të luajë në këto ndeshje. Dhe nëse është kundër Madrid, energjia është dyfish. E dinim se do të ishte e komplikuar. Deri në momentin e fundit i lamë të gjitha pas”.

Dua të falënderoj të gjithë lojtarët, stafin dhe klubin. Gjithashtu, familjen dhe miqtë e mi që janë këtu. E gjithë kjo është falë tyre. Është mbresëlënëse”, tha Pau Cubarsi./telesport/