...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREFSHF vendos: Skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë do të përfitojnë...

FSHF vendos: Skuadrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë do të përfitojnë 3 milionë euro vitin e ardhshëm

Me qëllim për të “përmirësuar funksionimin e skuadrave elitare” Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme që të shpërndajë 3 milionë euro skuadrave të Abissnet Superiore dhe atyre të Kategorisë së Parë.

“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe në vitin 2026, të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, tha në fjalën e tij Armand Duka.  

Presidenti i FSHF foli edhe ndryshimi i ligjit për sportin propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, duke bërë thirrje që të merren parasysh kërkesat e ekspertëve të qeverisë së futbollit.

“Ai ligj i propozuar synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim MAS-së, Komisionit Parlamentar dhe Parlamentit, që mos ta votojë atë ligj. Por të bashkëpunojmë me të gjitha federatat sportive, grupet e interesit dhe të prodhojmë një paketë ligjore që do t’i shërbejë zhvillimit të sportit!”, arsyetoi Duka. Ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e futbollit si sporti më i dashur për shqiptarët dhe veçoi organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëria 2025”, për herë të parë në vendin tonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.