HomeKRYESOREGati të paguajë 22 milionë euro, Atalanta pranë transferimit të 'yllit' të...

Gati të paguajë 22 milionë euro, Atalanta pranë transferimit të ‘yllit’ të Kombëtares

Atalanta është pranë një transferimi të bujshëm në repartin e sulmit. Klubi bergamask është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Kombëtares italiane, Mateo Retegui.

Ky i fundit aktualisht është pjesë e Genoas, teksa Atalanta është gati të shpenzojë për ta transferuar. 22 milionë euro është shuma që pritet të ofrojnë zikaltërit për shërbimet e yllit italian.

Në krahun tjetër, klubi i Genoas ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Por, sipas mediave italiane, vetë futbollisti 25-vjeçar i ka dhënë dritën jeshile një transferimi të tij në Bergamo./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments