Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Bayern Munich nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje për çështjen e Alphonso Davies.Kontrata e mbrojtësit kanadez do të skadojë në vitin 2025, Real Madrid ka kohë që e ndjek, por një lamtumirë me kosto zero përjashtohet si mundësi nga klubi bavarez.

Siç raportohet nga FootMercato, Bayern po i bën presion Real Madridit për të bërë një lëvizje të menjëhershme për Alphonso Davies.Për momentin, zërat e ardhur nga Spanja gjithmonë kanë lënë të kuptohet për preferencën e klubit spanjoll për ta marrë me kosto zero lojtarin, pasi të ketë përfunduar kontrata me skuadrën gjermane, por tani Los Blancos duhet të marrin një vendim.

Klubi i Florentino Perez duhet të vendosë nëse do ta blejë lojtarin e lindur në vitin 2000 në këtë merkato ose të mendojë për mundësinë jo shumë të largët për ta humbur atë përgjithmonë, duke pasur parasysh pozicionin e Bayern Munich.

Për ta nënshkruar menjëherë, megjithatë, duhet të negociohet me Die Roten, duke pasur parasysh çmimin fillestar prej 50 milionë eurosh.Ndryshe, nuk mund të përjashtohet mundësia e një transferimi në një klub tjetër të madh që mund të bëjë një ofertë të përshtatshme për mbrojtësin e majtë./telesport/