Gjermania U21 do të luajë finalen e Kampionatit Europian për 21-vjeçarë kundër kampionëve në fuqi të Anglisë, në një përballje që pritet me interes të madh.

Mes protagonistëve të kësaj sfide janë edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët kërkojnë të shpallen kampionë Europe me fanellën e “Pancerave”. Bëhet fjalë për Nelson Weiper dhe Brajan Gruda.

Në prag të ndeshjes, ylli i talentuar Brajan Gruda, me origjinë nga Shkodra, ka motivuar skuadrën gjermane dhe po konfirmon gjithnjë e më shumë se është një lojtar për të ardhmen.

Edhe pse Shqipëria ka qenë një alternativë e mundshme për të, paraqitjet mbresëlënëse e kanë pozicionuar drejt përfaqësueses A të Gjermanisë, ku është grumbulluar edhe para Euro 2024.

Gjermania e ka mposhtur një herë Anglinë në këtë turne, 2-1 në fazën e grupeve – por finalja që do të luhet në Bratislavë pritet të jetë një histori krejt tjetër, me shumë tension dhe emocione.