Një ngjarje e papritur ka tronditur futbollin francez mbrëmjen e sotme. Klubi gjigant, Olympique Lyon është dënuar me rënie nga kategoria, duke zbritur nga Ligue 1 në Ligue 2.
Kjo ka ardhur për shkak të borxheve që klubi i njohur francez ka.
Megjitahtë, për Lyon mund të ketë akoma shpresë, pasi klubi ka mundësi që të apelojë vendimin e parë.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Lyon u rendit i 6-ti në tabelën e klasifikimit. Kuqeblutë ia dolën që të grumbullonin 57 pikë, në 34 ndeshje të luajtura.