Tek skuadra e Superliges se Kosoves- SC Gjilani duket se jane te “dashuruar” me ish- futbollistet e Vllaznise. Sot ka firmosur per te edhe i treti rradhazi, Mehdi Çoba. Sulmuesi anesor shkodran kishte disa dite qe kishte rene dakord me drejtuesit e klubit gjilanas, por vetem sot eshte prezantuar zyrtarisht si futbollist i kesaj skuadre.

Ai behet i treti ish- futbollist i Vllaznise qe firmos per Gjilanin. I pari ishte mesfushori Lorik Boshnjaku, i dyti u be mbrojtesi Mevlan Adili ndersa sot ishte rradha e sulmuesit Mehdi Çoba.

Ky i fundit pas 5 viteve te kaluara tek Vllaznia, tashme do te nise nje eksperiece te re ne Superligen e Kosoves ku shpreson te tregoje vlerat e tij me te mira duke justifikuar edhe besimin e drejtuesve te klubit qe nuk hezituan ta bejne pjese te tyre.

Prania ne te njejten skuader edhe e Boshnjakut dhe Adilit sigurisht qe do ta ndihmoje Çoben per te treguar se çfare di te beje dhe prandaj pritet me interes te shohim si do te shkoje kjo aventure per sulmuesin 25 vjeçar shkodran.