Nga Endri ÇINARI

Vllaznia u mposht në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos në shifrat 2-3. Duke sigluar kështu disfatën e dytë rradhazi pas humbjes ditën e premte ndaj Bylis me rezultatin 1-0. Ajo që la një shije të “hidhur” përveç humbjes ndaj Dinamos ishte edhe performanca e ekipit në përgjithësi.

Kuqeblutë nuk arritën të shprehnin asgjë nga repertori i tyre, ku u zgjuan vetëm në fund. Duke shënuar dy gola të cilër vlejtën vetëm për statistikë. Rrjeta të cilën erdha nga inciativa e Flori Spahijas në veçanti. Mbrojtësi i majtë u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 70-të të ndeshjes. Ku vendin e tij në fushë e liroi Deliu.

Loja e 21-vjeçarit ishte në një ritëm tjetër nga pjesa tjetër e ekipit. Ku në minutën e 88-të, në kombinime pasimesh me Çoben, Spahija prezantoi me një pasim fantastik sulmuesin. I cili u tregua i saktë përballë Salit. Por pas asistit, Spahija do gjente edhe golin personal pas 2 minutash. Ku në zhvillimet e një këndoreje, shfrytëzon mjaft mirë një top që ngel vakant në zonë.

Duke dërguar shifrat në 2-3 dhe duke dhënë shpresë për një rezultat pozitiv për kuqeblutë. Performanca e Spahijas patjetër kënaq tek Vllaznia, ku tashmë ai mund të jetë një kandidat potencial edhe për formacionin kuqeblu. Ku duke parë edhe mungesat e shumta që kanë shkodranët në repartin e prapavijës, momenti i mëngjërashit duket se do vijë shumë shpejt./www.shkodrasport.com/