Ildi Gruda ka njoftuar largimin nga Vllaznia.
Sulmuesi shkodran ka publikuar mesazhin e lamtumirës me Vllazninë përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë se i është bashkuar Egnatias dhe qëndron gati për Europën.
“Përshëndetje të gjithëve,
Dua t’ju njoftoj se nga sot rrugëtimi im me Vllazninë perfundon ketu. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për këto dy vite të jashtëzakonshme së bashku. Faleminderit nga zemra të gjithëve, nga i pari tek i fundit për çdo mbështetje, respekt dhe perkushtim.
Një falënderim i veçantë shkon për djemtë e ekipit, me të cilët kam ndarë momente të bukura, të forta e të paharrueshme. Luftuam çdo ditë krah për krah për objektivat tona dhe krijuam një lidhje që shkon përtej fushës së lojës.
Gjithashtu, faleminderit sportdashësve shkodranë për mbështetjen e palodhur në çdo ndeshje, në fitore e në humbje. Zemra juaj ka qenë gjithmone forca jonë më e madhe. I uroj Vllaznisë shumë suksese në Kupat e Europës dhe në çdo garë tjetër, me dëshirën e madhe qe titulli kampion të kthehet sërish në Shkodër. Faleminderit për gjithçka.
Me respekt, ILDI GRUDA”.