Skënderbeu u mposht me rezultatin 1 me 0 nga Laçi në transfertë. Tashmë bëhen gjashtë ndeshje pa fitore te korçarët në kampionat.

Ivan Gvozdenoviç deklaroi pas sfidës së javës së 15-të:

“Nuk meritonte të fitonte Laçi sot. Pjesën e parë nuk më pëlqeu, në të dytën ishim më mirë. Rasti i Bismark në minutën e 45-të ishte i pastër, minimumi për 1 pikë. Jam i mërzitur sepse ishte ndeshje ndoshta për barazim.

Në një fushë si për shembull Ballshi, Laçi ose Teuta është e rëndësishme të mos pësojmë gol shumë shpejt. E thashë ishte rast i mirë nga Bismark, i thashë çunave nëse jemi 0-0 do të kapim hapësira më shumë. Dhe në pjesën e dytë ishim afër. Erdhi një gol aksidental sepse dhe Laçi është skuadër e pjekur, dinë si të menaxhojnë situatën dhe të vonojnë lojën. Çunat bënë maksimumin. Ishte dhe një situatë për penallti me Rashicën.

Ideja ime ishte me Balaj, Krasniqi do luanim poshtë sepse nuk ishim në avantazh me erën dhe nuk do bënim krosim. Me një pasim të shkurtër dhe mur do dalim para portës. Ishte momenti për të dalë mirë, por nuk dolëm mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.