HomeKRYESOREHaaland 'i frikshëm', 52 gola në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve

Haaland ‘i frikshëm’, 52 gola në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve

Erling Haaland nuk ngopet kurrë me gola. Sulmuesi norvegjez, vetëm në ndeshjen e tij të fundit në Premier League, hyri menjëherë në 10 golashënuesit më të mirë të Manchester City me 133 gola në 153 paraqitje, por me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, lojtari i lindur në vitin 2000 dha më të mirën e tij kundër Monacos: së pari ai shënoi një gol mahnitës me një prekje delikate nga një pasim magjik i Gvardiol për ta bërë rezultatin 1-0, pastaj shënoi me kokë për 2-1 në fund të pjesës së parë.

Një dygolësh që e ngjit në kuotën e 52 golave në 50 ndeshje të Ligës së Kampionëve. Një makinë e vërtetë golash.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments