Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde, është shprehur shumnë i habitur me aktivizimin e Robert Levandovskit në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampioneve kundër Interit.

Kunde zgjodhi të udhëtonte në Milano me një avion “low cost” së bashku me tifozët, por pa u vënë re prej tyre. Në këtë mënyrë ai ishte në tribunat e “San Siro”-s.

Por ai është përmendur më shumë në lidhje me disa komente që ka bërë për sulmuesin dhe shokun e ekipit Robert Levandovski. Mesazhi i tij është bërë me dije nga “Radio Catalunya” në emisionin “Barça Reservat”.

Kunde raportohet të ketë mbetur i çuditur nga vendimi i Flik për të aktivizuar sulmuesin polak. “Nuk e di për se luan Levandovski. Nuk mendoja se do të luante duke parë dëmtimin e tij”, raportohet të ketë thënë Kunde. Koha me sa duket i ka dhënë të drejtë mbrojtësit të Barcelonës.