Vllaznia e femrave do te kete nje short “ferri” ne edicionin e sivjetem te “UEFA Women’s Champions League”. Ne baze te koefiçentit qe ajo ka patur nga pjesmarrjet e meparshme, ka fituar te drejten per ta nisur edicionin e ri nga turi i dyte i ketij kompeticioni.
Shorti eshte hedhur pak minuta me pare ne Nion te Zvicres dhe i pranishem ka qene edhe presidenti Lazer Matija dhe menaxherja e pergjithshme Matilda Matija., goglat e kane perballur ate ne nje grup te forte, ate te katertin.
Pjese e ketij grupi eshte edhe skuadra hungareze e Ferencvarosh, ajo bjelloruse e Dinamo BSUPC si dhe fituesja e grupit te pare qe do te dale nga ndeshjet e turit te pare.
Kuptohet qe kualifikimi ne turin e trete do te jete i veshtire, megjithate Vllaznia eshte disi me fat sepse shorti ka dhene verdiktin qe te gjitha ndeshjet e grupit 4 do te luhen ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ne fundin e muajit gusht. Padyshim qe synimi i ekipit kampion te Shqiperise do te jete kualifikimi per ne turin e trete.