Pak minuta me pare ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit eshte hedhur shorti i ndeshjeve gjysmefinale te “Final 4” te femrave dhe goglat kane vendosur Vllaznine kampione ne fuqi e vendit perballe Apolonise.

Shkodranet ne fakt nuk kane patur ndonje preference per shortin sepse objektivi i tyre eshte mese i qartee: Fitimi i titullit kampion te rradhes. Por ne ndryshim nga ndeshjet e meshkujve, tek femrat gjysmefinalet do te jene me dy takime.

Çifti tjeter gjysmefinalist do te jete ai Gramshi- Partizani dhe ne pamje te pare pritet te kemi nje finale Vllaznia- Gramshi, nisur nga forma qe kane treguar te dy ekipet gjate te gjithe kampionatit, megjithate duhet pritur sepse ndeshjet gjysmefinale mund te dhurojne edhe te papritura.

Kujtojme qe ne ndryshim nga sezonet e tjera, kete here ne Champions League do te shkojne dy skuadra, kampionia qe do te futet menjehere ne fazen eliminatore dhe skuadra e vendit te dyte qe do te luaje ne fazen para- eliminatore.

Vllaznia sigurisht qe eshte e fokusuar per momentin tek fitimi i titullit te 12-te kampion rradhazi. Kujtojme qe Gramshi eshte skuadra e vetme qe i ka shkaktuar nje humbje keto 12 vite, por kjo nuk do te thote se ne finalen e mundshme do te jete serish e njejta histori dhe ne kampin shkodran i kane marre masat per kete.(www.shkodrasport.com)