Pak dite me pare ka firmosur me ekipin e pare te Vllaznise dhe paraqitjet e bera ne turneun “Eagle Cup” i kane dhene te drejte drejtuesve te klubit shkodran. Gerald Kubazi eshte nje element shume cilesore dhe qe premton per te ardhmen.
Ne ndeshjet e ketij turneu shume te rendesishem ai ka spikatur me aftesite e tij duke bere shpeshhere edhe diferencen dhe jo me kot, pas finales se sotme ndaj Hellas Verona ku ishte autor i golit te vetem qe i dha fitoren Vllaznise U19, ka marre edhe dy vleresime personale.
Per Kubazin organizatoret kane dhene edhe dy trofe. Fillimisht te parin si golashenuesin me te mire te turneut, por njekohesisht ka marre edhe trofeun e Lojtarit me te mire. Padyshim qe i ka merituar te dy ato, megjithate keto vleresime duhet ta motivojne edhe me shume per te ardhmen.
Ne Shkoder te gjithe thone se kemi te bejme me nje lojtar me te ardhme dhe kete tashme Gerald Kubazi duhet ta tregoje edhe tek ekipi i pare i Vllaznise dhe pse jo, te jete ai zbulimi i sezonit te ri.(www.shkodrasport.com)