Nga Endri ÇINARI
Vllaznia arriti të kthehej tek fitorja ditën e dielë kundër Elbasanit në shifrat 1-2. Ku shkodranët “harruan” disi humbjet rradhazi me Bylis dhe Dinamon. Por ajo që “shqetëson” momentalisht tek shkodranët është mungesa e golit për Bekim Balajn. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i kampionatit deri në këto momente.
Ku bashkë kryeson në garën për “Këpucën e Artë” në kuotën e 8 golave së bashku me Zabërgjan e Dinamos. Por, 33-vjeçari nuk shënon prej 5 ndeshjesh rradhazi në kampionat dhe duket se ka një “ngërç” momental. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk kq gjetur golin në ndeshjet kundër Elbasanit, Dinamos, Bylis, Teutës dhe Egnatias. Ku për herë të fundit ka shënuar në fitoren 2-0 ndaj Skënderbeut.
Duel që është luajtur në javën e 12-të të kampionatit. Është hera e parë për Balajn këtë sezon që përjeton një “thatësirë” kaq të gjatë pa gjetur golin. Shtatlartit i kishte ndodhur gjatë këtij edicioni të mos shënonte në 3 ndeshje rradhazi.
Ku më parë nuk kishte gjetur rrjetat në ndeshje të njëpasnjëshme në duelet kundër Dinamos, Elbasanit dhe Partizanit. Ku duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe ka munguar edhe në një duel kundër Laçit për shkak dëmtimi.
Por pavarësisht mungesës së golit nga ana personale, Balaj ka qenë vendimtar me lojën e tij për skuadrën. Ku ka qenë i saktë në asistimet ndaj shokëve të skuadrës, të cilët me golat e shënuar kanë sjellë pikë të rëndësishme për skuadrën. Balaj, ngelet sulmuesi më i mirë i kampionatit ku edhe këtë sezon synon të jetë golashënues. Ashtu siç ndodhi në edicion 2023-24, ku ishte më i miri i Superiores me 17 gola të shënuar./www.shkodrasport.com/