Zlatan Ibrahimoviç, Këshilltari i Lartë i Red Bird për Milan, foli për “SkySport” pas prezantimit të “Kings League” (kampionat ekipesh amatore 7 kundër 7) në Torino. Normalisht, nuk mund të mungonin edhe pyetjet rreth kuqezinjtë që në këto ditë po përgatiten për ndeshjen e së shtunës pasdite (në ora 18:00) kundër Juventusit.
A do të jetë Milan-Juve po aq spektakolare sa “Kings League”?
Nuk ka si të jetë njësoj dhe as dua të bëj krahasime të kësaj natyre, por me siguri do të jetë një lloj tjetër shfaqjeje më serioze. Grupi po formohet dhe të gjithë do të jenë të orientuar nga ndeshja e radhës.
Si arrin Milani në takimin me Juven?
Po punojmë çdo ditë për të gjetur ekuilibrin dhe stabilitetin e nevojshëm. Ekipi po bën mirë, por mund të bëjë edhe më mirë dhe kjo është ajo që duam e për të cilën punojmë. Uroj që rezultatet t’i shohim sa më shpejt.
Çfarë duhet përmirësuar sipas mendimit tuaj?
Ekuilibrat në fushë. Shpesh herë po humbasim ndeshje që nuk duhet t’i humbnim. Është një ekuilibër mendor dhe për ndeshjen e re, kur të gjejmë ekuilibrin, skuadra do të jetë shumë më e aftë dhe normalisht mund të na dhurojë më tepër kënaqësi. Sidoqoftë, në klub jemi pozitivë e duam të përmirësohemi çdo ditë.
A do të forconi ekipin në merkaton e janarit?
A është e dobishme? A keni ndonjë dëshirë? (Ibra e pyet gazetarin duke buzëqeshur). Kemi një sistem me zbulues që na ndihmon të gjejmë lojtarët, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet. Gjithçka analizohet deri në detaj dhe jemi gjithmonë të sigurt për zgjedhjet tona.
Do të vijë apo jo ndonjë përforcim?
Sot për sot nuk mendojmë për të forcuar asgjë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në këto dy muaj lojtarët e organikës. Nëse gjërat nuk ndryshojnë atëherë nuk do të merremi me merkato. Skuadra është e pajisur për të përballuar një sezon që do të na shohë të përfshirë në disa turne dhe të gjithë jemi të orientuar për të shkuar sa më larg. Jemi Milani dhe sezonin e nisëm gjithmonë me ambiciet maksimale.