Nga Marinela MATIJA

Humbja 0-4 ndaj Egnatias në finalen e mbrëmshme i ka zhgënjyer të gjithë. Vllaznia nuk paraqiti vlerat e një skuadre që pretendonte fitimin e titullit. Specialistët e futbollit kanë analizuar dhe gabimet që bënë kuqeblutë në këtë përballje.

Njëri prej tyre, Samuel Nikaj, i cili ka qenë i pranishëm në tribunën e “Arena Kombëtare”, ka folur për gazetën “Shkodra Sport” dhe ka qenë jo pak kritik për mënyrën e lojës të skuadrës shkodrane.

-Nikaj, jeni i zhgënjyer nga paraqitja e Vllaznisë në finalen e mbrëmshme?

Shume i zhgenjyer, nuk e meritonte publiku shkodran ate paraqitje te ekipit. Nje paraqitje jo dinjitoze per emrin e Vllaznise dhe publikut i cili e fitoi ndeshjen e vet ne tribuna, ndersa skuadra ne fushe deshtoi ne çdo aspekt te futbollit i cili eshte psikologji dhe taktike dhe keto komponente dje vllaznia i kishte shume nen nivel.

-Ku gaboi Vllaznia?

Me fitu nje ndeshje teke duhet se pari me njohte veten dhe pastaj kundershtarin. Dhe ketu mendoj qe u gabua. Futja e Dodajt djathtas dhe e Males ne treshe te mesfushes dhe Grudes majtas ishte shume gabim sepse kunder 3-4-3 te Egnatias do ishte me e pershtatshme t’i kunderpergjigjej me nje 4-4-2 dhe lojtaret do ishin ne vende te veta ku ndihen me comfort, Dodaj majtas, Mala djathtas dheGruda ne sulm me Balajn.
Njekohesisht edhe fillimi i lojes me bllok te larte nuk mu duk zgjedhje e goditur sepse sulmuesi i Egnatias eshte lojtar tipik i hapesirave te medha. Mendoj qe do te ishte mire qe te prisnim ne bllok te ulte dhe te shfrytezonim shpejtsine e Grudes dhe kjo do ishte zgjedhje me logjike.

-Drejtuesit kane nisur levizjet dhe e para ka qene ajo e largimit te drejtorit sportiv Osmani. A mendoni se ai ishte pergjegjes per merkaton dhe lojtaret qe kishte sjelle te Vllaznia?

Une mendoj qe drejtorat operojne ne varesi te buxhetit dhe nuk mund te flas me drejtesi kur nuk di sa jane harxhuar dhe sa paguhen lojtaret e ardhur. Por me siguri di qe lojtare si Duro, Bylykbashi, Patushi, Bejzade, Romeo Haxhiaj ka vite qe nuk vijne te Vllaznia dhe ka vite qe populli i Shkodres nuk dashurohet me nje blerje.

-Çfare duhet ndryshuar sipas jush te kjo Vllazni per sezonin e ri?

Vllaznia duhet t’i kthehet shkodraneve dhe me tre deri ne kater blerje cilsore si emrat qe citova pak perpara, te krijohet nje skuader e profilit siç e don Shkodra: Agresive, futboll teknik me sulme graduale, me lojtare dribluesa dhe ndeshje sa ma atraktive sepse publiku shkodran me perpara te duartroket ne nje humbje dinjitoze sesa ne nje fitore pa lavdi.(www.shkodrasport.com)