Basketbolli shkodran ne vite eshte shquar per shume emra te medhenj te dale nga rradhet e tij, per trofete e fituara por edhe ndeshjet e medha qe ka zhvilluar, si ne arenen kombetare ashtu edhe ne ate nderkombetare.

Studiuesi i njohur italian dhe miku i mire i shqiptareve dhe pasionanti i madh i historise se sportit shqiptar, Giovani Armillotta, ka publikuar sot disa foto te rralla dhe nje pjese te historise se basketbollit te meshkujve te Vllaznise te cilen po e botojme me poshte:

HOMAZH PËR KLUBIN VLLAZNIA BASKETBOLLI (m)

KAMPIONATI I TIJ I PARË NË SEZONIN 1966-67

NJË FOTO E RRALLË E JASHTËZAKONSHME

DY TAKIME SPEKTAKOLARE ME GALATASARAY-N E STAMBOLLIT

Vllaznia fitoi titullin e tij të parë të Kampionit kombëtar në sezonin 1966-67 (shihoni fot. 1):

Renditja: 1. VLLAZNIA 33 p., 2, Lokomotiva 32, 3. Partizani 31, 4. Studenti 29, 5. 17 Nëntori 29, 6. Skënderbeu 28, 7. Dinamo 26, 8. Luftëtari 22, 9. Dajti 20, 10. Labinoti 20

Vllaznia kishte fituar tashmë Kupën e Shqipërisë në 1957 si Puna Shkodër (sistemin rreth katërklubesh në Shkodër nga 18-20 tetor), në 1958 (Vllaznia-17 Nëntori 66-58 në Tiranë në nëntorin), në 1966 (Vllaznia- Partizani 90-78, 15 maj në Tiranë), dhe pasi fitoi titullin e parë 1966-67, ai fitoi edhe kupën e tij të katërt (sistemi rreth gjashtëklubesh në Shkodër, 5-9 korrik 1967).

Por debutimi ndërkombëtar do të zhvillohej pesë vjet më vonë. Në sezonin 1971-72 Partizani fitoi Kampionatin dhe Kupën, por Vllaznia, duke ardhur e dyta në Kupën e Shqipërisë, kishte të drejtë të marrtë pjesë në Kupën e Kupave FIBA 1972-73.

Dhe menjëherë në turin e parë, pasi humbi në shtëpi 57-64 (18 tetor 1972) ndaj Galatasaray-t Stamboll (skuadër që vite më vonë do të fitojë EuroCup, që korrespondon me Europa League në futbollin) Vllaznia fitoi në Stamboll 64-60 (25 tetor 1972), dhe kjo ishte fitorja e parë jashtë shtëpisë për një klub shqiptar në Kupat Evropiane!

Formacion: Dhimitër Thaçi (18), Angjelin Shiroka (14), Gjergj [Konomi?] (8), Xhelal Kalaja (8), Petrit Osmani (8), Mehmet Bushati (6), Asllan Gjyrezi (2), Skënder Belinova (0); trajner: Prof. Bujar Golemi.

Kur duheshin edhe 30 sekonda lojë 64-58 për Vllazninë, topin e kanë shkodranët, e qarkullojnë atë dhe kërkojnë të shënojnë koshin që do t’i kualifikojë. Por kur duheshin 8 sekonda një nga lojtarët turq i rrëmben topin me faull Thaçit dhe shënon 60-64. Dhimitër Thaçi dhe Angjelin Shiroka u quajtën më të mirët e lojës nga shtypi turk.
Në lidhje më këtë takimi, sot unë botoj një foto (shihoni fot. 2) shumë të rrallë dhe të panjohur në Shqipëri – një nga dy-tri në botë (nuk kam të tjetra) – e cila përjetëson fitoren shqiptare. Ajo përshkruan basketbollistin shtetebashkuarës të ekipit turk Side, i rrethuar nga basketbollistët shqiptarë.

Njëzet e tre vjet pas titullit të parë kombëtar, Vllaznia – duke thyer sundimin e Partizanit që kishte zgjatur vazhdimisht që nga viti 1972 – fitoi Kampionatin e saj të dytë (1989-90) (shihoni fot. 3):

Renditja Grupi A1: 1. 17 Nëntori 33 p., 2. Vllaznia 32, 3. Partizani 32, 4. Dinamo 31, 5. Apolonia 29, 6. Labinoti 23
Renditja Grupi A2: 1. Skënderbeu 35 p., 2. Valbona Bajram Curr 33, 3. Flamurtari 33, 4. Tomori 28, 5. Studenti 27, 6. Ylli i Kuq 24

Çerekfinale
19 maj 1990: Vllaznia-Skënderbeu 99-90 (41-34)

25 maj 1990: Skënderbeu-Vllaznia 78-100

Giysmëfinale
2 qershor 1990: Vllaznia-Partizani 72-68 (35-35)

6 qershor 1990: Partizani-Vllaznia 93-88 (46-48)

9 qershor 1990: Vllaznia-Partizani 65-61

Finale
13 qershor 1990: Vllaznia-Dinamo 58-56

16 qershor 1990: Dinamo-Vllaznia 83-73 (38-36)

20 qershor 1990: Vllaznia-Dinamo 76-55 (36-31)

23 qershor 1990: Dinamo-Vllaznia 81-89 (32-40)

Pas tetëmbëdhjetë vjetësh shorti vendosi përsëri Galatasaray-n para Vllaznisë! Turqit ende kujtoni fitoren e shqiptarëve në Stamboll në 1972. Dhe pasi Galatasary fitoi në fund të një ndeshje spektakolare. shtypi turk përshëndeti me një psherëtimë lehtësimi fitoren e papritur të ekipit të Romës së dytë në Shqipëri: «Bravo G. Saray» (shihoni fig. 5). Me Galatasaraj luaj shtatebashkuarësi Antonio Massop (23 pikë).

27 shtator 1990: Vllaznia-Galatarsaray Stamboll 103-108 (shihoni fot. 4).

Formacion: Mikel Gjoni (30), Sokol Kalaj (23), Fatmr Cuka (17), Astrit Zaganjori (13), Marin Shestani (9), Altin Shatku (8), Bledar Gjeçaj (3), Beniamin Idrizi (0), Korab Llazani (0), trajner: Prof. Petrit Osmani, që më 25 tetor 1972 realizoi 8 pike kundër Galatasaray-t.

Në foton 1: Vllaznia, Kampion Kombëtar 1966-67 – Nga e djathta në të majtë: Roland Koka, Renato Radoja, Flamur Selmani, Vladimir Gjurba, Asllan Gjyrezi, Petrit Osmani, Nikolin Kovaçi, Luan Shatku, Nikolin Pali, Zydi Çoba, trajner Prof. Esat Haxhi

Në foton 2: Pamje nga Galatasaray Stamboll-Vllaznia 60-64, Kupa e Kupave 1972-73 (25 tetor 1972)

Në foton 3: Vllaznia, Kampion Kombëtar 1989-90 – Nga e majta: trajner Prof. Petrit Osmani, Astrit Zaganjori, Sokol Kalaj, Altin Shatku, Bledar Gjeçaj, Marin Lacuku, trajner i dytë Zenel Vekshari; të ulur: Marin Shestani, Hydajet Kotrri, Korab Llazani, Agustin Miculi, Mikel Gjoni

Në foton 4: Pamje nga Vllaznia-Galatasaray Stamboll 103-108, Kupa e Kampionëve 1990-91 (27 shtator 1990)

Në foton 5: “Milliyet”, 28 shtator 1990
Fotografitë e Giovanni Armillotta