Brenda kater ditesh ka shenuar dy gola dhe duket se eshte njeriu i momentit tek Vllaznia. 22 vjeçari Silvio Zogaj dje “ka ulur ne stol” brazilianin Junior dhe ne fakt ia ka shperblyer trajnerit Dedja.

Ka shenuar golin e pare ne minuten e 7-te dhe perpos kesaj ka qene gjithnje nje rrezik i vazhdueshem per kundershtarin duke marre kesisoj vleresimet e duhura jo vetem nga stafi por edhe nga specialistet.

Pas ndeshjes per mediat, Zogaj eshte shprehur: “E filluam shume mire takimin. Pjesa e pare ishte e gjitha e jona, por ne te dyten gabuam. Hyme me mendimin se do te godisnim serish kundershtarin apo te pakten te ruanim avantazhin. Mendoj se ne minutat e fundit patem serish mungese perqendrimi dhe per pasoje u ndeshkuam me dy gola per te ardhur keq.

Ne kete mes ka ndikimin e vet edhe pergatitja fizike, pasi vijme pas nje pushimi te gjate. E pesuam prej shperqendrimit. E megjithate, çdo gje eshte e hapur sa i takon kualifikimit. Do te kerkojme pse jo edhe fitoren ne Durres”.

Megjiyhate deri tek ndeshja e kthimit e kupes ka ende shume kohe dhe tashme vemendja eshte spostuar tek sfida e rradhes per kampionat, ajo qe do te zhvillohet te henen po ne stadiumin “Loro Boriçi”, ndaj ekipit te Bylisit. Duke folur ne lidhje me kete takim, Zogaj eshte shprehur:

“Jo vetem ndaj Bylisit, por te gjitha ndeshjet e mbetura tashme jane finale. Ne do te kerkojme qe ta fitojme kete 90 minutesh dhe gjithe te tjeret qe do te vijne pas tij”.
www.shkodrasport.com