Vitet kalojne dhe ne fakt askush nuk deshiron ta kuptoje se si iku ne ate menyre nje nga ikonat e futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Medin Zhega. Pikerisht sot mbushen 8 vite qe ai nuk jeton me mes nesh sepse u largua nga kjo jete shume para kohe, pikerisht ne moshen 66 vjeçare.

Me poshte jane disa nga momentet me pikante te karrieres se tij, publikuar nga “Sporti sipas Bakut”:

Homazh per te madhin MEDIN ZHEGA

Medin Zhega (31 Janar 1946 – 12 QERSHOR 2012)

Sulmuesi i famshem i Vllaznise, Dinamos dhe Perfaqesueses shqiptare u nda nga jeta 8 vjet me pare me 12 qershor 2012.

Debutoi me ekipin perfaqesues ne 2 maj 1965 ne Gjeneve kunder Zvicres ne eliminatoret e Boterorit (0-1). Ndeshja e fundit i perket 12 qershorit 1971 ne Karlsruhe kunder RFGJ (0-2).

Titujt e fituar si futbollist:

▪Kater here kampion kombetar: 1966-67 ( Dinamo), 1971-72 (Vlaznia), 1973-74 (Vllaznia), 1977-78 (Vllaznia)

▪Kater here fitues i kupes se Shqiperise: 1965, 1972, 1979, 1981 (te gjitha me Vllaznine)

▪Ne sezonin 1966-67: fiton titullin “Kepuca e Arte” me 19 gola (kur luante me Dinamon)

Me ekipin Kombetar te Shqiperise si futbollist:

Nga viti 1965 – 1971 ka zhvlluar 9 ndeshje (2 gola)

▪24.11.1965: Shqiperi –Irlande e Veriut 1-1 ( Zhega barazoi rezultatin ne 77’)

▪12.05.1971 Shqiperi-Poloni 1-1 ( Zhega barazoi ne 31’)

Golat me te famshem:

▪Goli i barazimit me Ajaks Amsterdam (17 Nentori –Ajaks Amsterdam 2-2) 1970

▪Goli i dyte kunder Austria Viena (Vllaznia –Austria Viene 2-0) 1978

Tituj sportiv te fituar:

▪Ne vitin 2000 Kupen e turneut “Rothmans” ne Malte si trainer i Kombetrares se Shqiperise

▪Mjeshter i Merituar i Sportit dhe Nderi i Sportit Shqiptar.

▪Eshte dekoruar me titullin “Mjeshter i Madh i Punes”.

▪Dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Naim Frasheri”.

SAIMIR KADIU