Mehdi Taremi nuk ia bashkua dot Inter-it në Amerikë për Kupën e Botës për Klube, pasi sulmuesi mbeti i bllokuar në aeroport për shkak të situatës mes Iranit dhe Izraelit.

Megjithatë, klubi zikaltër nuk e llogarit sulmuesin Iranian për sezonin e ri dhe e ka nxjerrë atë në shitje. Në sezonin e tij të parë me Inter pas transferimit si lojtar i lirë nga Porto verën e kaluar, Mehdi Taremi shënoi vetëm 3 gola në 43 ndeshje të aktivizuara.

Problem është se për sulmuesin nga deri tani asnjë ofertë konkrete, ka interes nga disa ekipe si Fulham, Nottingham Forest, Fenerbahce dhe Besiktas, por asnjëra nga skuadrat nuk ka bërë ofertë konkrete dhe interesim zyrtar.

Kontrata e sulmuesit Iranian me klubin zikaltër skadon në qershorin e vitit 2027 dhe ai paguhet 3 milionë euro në sezon. Inter është gati të heq dorë prej tij për një shumë të vogël ekonomike 5-10 milionë euro, por duhet të presë ende për ofertën e parë zyrtare, nëse vjen…/telesport/