Portieri i Skënderbeut Marko Alia ka tërhequr interesin e disa klubeve jashtë vendit. Sipas raportimeve të fundit, një nga pistat më të avancuara është ajo me klubin Turan Tovuz nga Azerbajxhani.
Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare. Oferta përfshin një pagë prej 80 mijë euro për sezonin e parë, me mundësi rritjeje në 100 mijë euro për sezonin e dytë.
Në të kaluarën e afërt, për Marko Alian kanë shfaqur interes edhe klube nga Gjermania dhe Sllovakia, si Bochum dhe Slovan Bratislava. Edhe pse këto pista nuk u konkretizuan në merkaton e verës, ato mbeten të hapura për të ardhmen, veçanërisht për merkaton e janarit.
Por me shumë interes po e pret këtë lëvizje edhe një portier tjetër. Bëhet fjalë për shkodran Kristian Rroku i cili është zëvendësi i Alisë tek Skënderbeut dhe një largim i mundshëm i tij, do ta bënte atë titullar të katërkëndëshit korçar.