Tashmë është zyrtare, Nikola Zalevski do të vijojë karrierën tek Interi, teksa së fundmi klubi i Romës, ka njoftuar shitjen e përhershme të polakut te klubi zikaltër.
Lojtari ishte transferuar tek Interi në formë huazimi prej janarit, duke qenë pjesë e zikaltërve, që arritën deri në finalen e Champions-it këtë edicion.
I rritur në sektorin e të rinjve verdhekuq, Zalevski regjistroi 123 paraqitje dhe 2 gola me fanellën e Romës, teksa tashmë do të kërkojë të lerë gjurmë me skuadrën e Interit, që këtë edicion drejtohet nga trajneri Kivu.