Kur kanë mbetur tre javë deri në përballjen që do të vendosë mbretëreshën e re të Evropës, Inter dhe PSG kanë vendosur se cilën fanellë do të veshin në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Zikaltërit, të cilët luajtën me fanellën e parë në Stamboll kundër Manchester Cityt në vitin 2023, kanë zgjedhur fanellën e tretë, të verdhë këtë vit, ndërsa Yann Sommer në vend të kësaj do të veshë uniformën portokalli, të njëjtën të përdorur në ndeshjen epike të kthimit gjysmëfinale kundër Barcelonës.

PSG do të luajë me një fanellë e zakonshme, atë që përdor si pritëse, me ngjyrën ikonë blu me një shirit kuq e bardhë në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, portieri Gigio Donnarumma do të veshë fanellën jeshile.