Nese duam te pershkruajme nje apo me shume personazhe te njohura, shpeshhere menyra me e mire eshte t’i risjellim ne vemendje permes fotove apo videove te ndryshme.

Permes kesaj fotoje, ne do te ndalemi sot tek dy emra shume te nderuar te cilet per fatin e keq, jane ndare shume heret nga jeta. Ato jane ish- mbrojtesi i Vllaznise Zamir Shpuza dhe ish- sulmuesi i Apolonise Kujtim Majaci.

Ky i fundit ka qene nje nder lojtaret me te spikatur te kampionatit tone ne vitet ’80 dhe ta markoje ate padyshim qe nuk ishte aspak e lehte, por Shpuza dhe koleget e tij ia kane dale shpesh.

Si rrjedhoje edhe golat qe sulmuesi fierak ka shenuar ne porten e Vllaznise nuk kane qene te shumtepor sot nuk eshte vendi per t’u marre me to.

Ajo qe duhet te bejme eshte t’i kujtojme dhe nderojme, dy emrat e shquar te futbollit shkodran e fierak qe per fat te keq na kane dhene lamtumiren shume heret, Majaci para gati 13 vitesh, ndersa Shpuza 8 vjet me pare./SHKODRA-SPORT.COM/