Vetëm pak ditë më parë, Ndriçim Shtubina bëri publik vendimin e tij për tu larguar nga pozicioni i drejtorit sportiv të Egnatias. Shkodrani gjithsesi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit rrogozhinas, por në një pozicion të ri, pasi tashmë do të drejtojë skuadrën U21 të Egnatias.
Nje lajm i tille u be i ditur dy dite me pare nga “Shkodra Sport” ne nje shkrim te saj dhe sot konfirmohet edhe nga “Oversport”. Sipas ketij te fundit, një njohje e vjetër e skuadrës nga Rrogozhina do të marrë vendin e lënë bosh nga Shtubina.
Ai do të jetë Edlir Tetova drejtori i ri sportiv i Egnatias. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi në fillim të sezonit Tetova drejtoi skuadrën rrogozhinase.
Kujtojmë që Tetova u largua nga drejtimi i Egnatias në 17 dhjetor për shkak të rezultateve të dobëta, duke i lënë vendin në pankinë Shpëtim Duros. Tetova rikthehet në Rrogozhinë, por tashmë në rolin e drejtorit sportiv.