Nje vendim i papritur i portierit Elson Demi, ka detyruar drejtuesit e Beselidhjes te futen ne merkato per te gjetur edhe nje “gardian” per porten e tyre. Kjo sepse 32 vjeçari ka vendosur ndoshta ne menyre disi te papritur qe te mbylle karrieren sportive dhe te terhiqet nga futbolli i luajtur.

Ende nuk eshte e qarte pse e ka ndermarre nje veprim te tille, por ky tashme eshte realiteti. I aktivizuar në 11 javë kampionat, gardiani ka vendosur që ta mbyllë këtu me futbollin.

I kthyer vetëm në nisje të këtij sezoni në Lezhë, 32-vjeçari ka menduar që të “varë këpucët në gozhdë”. Tashmë stafi teknik ka në dispozicion vetëm Englis Kodrën, ndaj drejtuesit po bëjnë çmos që të gjejnë një tjetër mbrojtës ekstrem.

Kujtojme qe Demi e ka nisur karrieren e tij ne Lezhe tek Beselidhja, por me pas ka levizur ne disa skuadra. Ka luajtur deri tek Butrinti i Sarandes, e me pas tek Ada, Iliria, Shenkolli, Terbuni dhe serish per ta mbyllur tek Beselidhja pak dite me pare.

Lezha ne fakt ka patur portiere te mire, por ne keto vitet e fundit nuk ka nxjerre te tille dhe tashme me largimin edhe te Demit, me siguri qe ajo do te vuaje ne kete drejtim. Edhe ndonje qe ishte shprese per t’u rritur si Simon Simoni, ne fakt shkelqeu te Dinamo dhe tashme e sheh veten ne Frankfurt.Ndersa ne Lezhe pyesin se kush do ta zevendesoje Elson Demin?