Është mbyllur java e parafundit në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, aty ku janë dhënë tashmë disa nga verdiktet, me Skënderbeun e Dinamon që kanë siguruar rikthimin në Superiore dhe Turbinë, Orikun, Besëlidhjen e Tërbunin, që kanë rënë në Kategorinë e Dytë.

Pasditen e sotme, ishin Flamurtari, Tomori dhe Apolonia e Fierit, që fituan ndeshjet përkatëse ndaj Besëlidhjes, Korabit dhe Luzit, duke siguruar kështu një vend në zonën Play Off për t’u rikthyer në Superiore.

Vendi i katërt i zonës Play Off do të vendoset vetëm në javën e fundit, teksa pretendente janë Korabi, Luzi e besa e Kavajës, me këtë të fundit që triumfoi 0-1 në Korçë pasditen e sotme.

Sa i përket Play Out-it për rënien në Kategorinë e Dytë, janë Lushnja, Burreli e Besa që do të duelojnë në javën e fundit për dy vende, teksa dy skuadrat e fundit kanë ndeshje direkte në Kavajë.