Mungesa e Malotës dhe mosrikuperimi ende qind për qind i Likës, ka bërë që formacioni i Vllaznisë për ndeshjen e sotme ndaj Shënkollit të ketë një dilemë.

Kjo ngaqë stafit teknik i duhet “të gjejë” edhe lojtarin e 11-të që do të hedhë në fushë nga minuta e parë sepse 10 të tjerë janë thuajse të sigurtë.

Duke nisur nga portieri Sherri, për të vazhduar me Gocaj, Zeqaj, Ignat, Gurishta, Krymi, Tafili, Hajdari, Zogaj dhe Zhunior. Kush do të jetë i 11-ti?

Kjo mbetet për t’u parë sepse alternativat janë disa. Duke nisur nga aktivizimi i Markut në krahun e majtë të mbrojtjes dhe spostimin e Gocajt apo Gurishtës në mesfushë.

Një mundësi tjetër mund të jetë aktivizimi i Bilalit në mesfushë por edhe i nigerianit Eziamaka në rolin e sulmuesit anësor.

Gjithsesi, trajneri Lika dhe ndihmësit e tij me siguri do t’i kenë marrë masat për të zgjedhur formacionin e duhur në mënyrë që të sigurojnë edhe fitoren e shtatë rradhazi në kampionat.
© shkodrasport.com