FAQJA E PARE KRYESOREEkipet e 'Bashkimit' shpallen fitues të Kupës 'Visit Shkodra Trophy 2026'

Ekipet e ‘Bashkimit’ shpallen fitues të Kupës ‘Visit Shkodra Trophy 2026’

Fundjavën që shkoi është organizuar në Shkodër edicioni i tretë i “Visit Shkodra Trophy 2026” për grupmoshat U9 dhe U11 ku kanë marrë pjesë ekipe nga Shkodra dhe Mali i Zi. Ky aktivitet është organizuar nga “Shkodra Sport Event” në bashkëpunim me Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër.

Për grupmoshën U9 pas ndeshjeve të zhvilluara, në vend të parë është renditur ekipi “Bashkimi”, në të dytin “Atletik Klub Shkodra” dhe në të tretin “KF Malësia”

Për grupmoshën U11 sërish fitues është shpallur ekipi i “KF Bashkimi”, në të dytin “KF Malësia” dhe në të tretin “Atletik Klub Shkodra”.

Siç shikohet, performanën më të mirë në këtë turne e kanë bërë ekipet e KF Bashkimi, falë paraqitjes së mirë të futbollistëve të vegjël në fushën e lojës, por edhe punës së bërë me to nga trajnerët Ervin Alushi, Valentin Kola dhe Taulant Nikshiqi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments