Erald Çinari vijon me formën e shkëlqyer në kampionatin e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkodrani ka gjetur golin e rradhës me fanellën e Shkëndijës së Tetovës, duke treguar edhe njëherë se kuqezinjtë kanë goditur në merkato me afrimin e tij në janar. Mëngjërashi gjeti golin e tij të 8-të në këtë gjysmë sezoni në ditën e djeshme.

Ku tetovarët u mposhtën në shifrat 2-1 përballë Shkupit, duke bërë që ti thonë lamtumirë edhe titullit kampion. Ku tashmë kurorën e ka marrë Struga, nën drejtimin e Shpëtim Duros. Për tu rikthyer tek Çinari, ai shënoi një tjetër gol mjaft të bukur. Dhe kësaj rradhe me të djathtën, si rrallë herë në karrierën e tij.

Me një goditje të fortë nga jashtë zone, ish-sulmuesi i Vllaznisë arriti të mposhte portierin e Shkupit. Duke i dhënë avantazhin momental Shkëndijës, që do përmbysej në fund nga shkupinaët.

Për 26-vjeçarin duket se kjo periudhë në Tetovë ka qenë një rikthim shumë i fuqishëm. Kjo pasi në 12 ndeshje në kampionat, ai numëron 8 gola dhe 4 asiste. Shifra me të vërtetë impresionuese për një sulmues krahu.

Tani me Shkëndijën që do luajë në Europë gjatë verës, vitrina për të shfaqur veten për çdo lojtar, Çinari mund të tentojë një tjetër transferim. Interesimi dhe ofertat ndaj tij nuk kanë munguar duke parë formën e shkëlqyer që po kalon dhe duket se një verë e “zjarrtë” do e presë shkodranin në muajt që vijojnë.
Endri ÇINARI