FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferta në Laç, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot

Transferta në Laç, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia vijon përgatitjet për transfertën e së dielës ndaj Laçit, një sfidë ku kuqeblutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Trajneri Edi Martini duket se nuk ka shumë pikëpyetje për formacionin titullar, me pjesën më të madhe të 11-shes që tashmë duket e përcaktuar. Gjithsesi, disa dilema të vogla pritet të marrin zgjidhje vetëm në orët e fundit para startit të takimit.

Në portë, pavarësisht balotazhit mes Avramit dhe Jukajt, avantazhin duket se e ka portieri moldav. Avram pritet të jetë sërish mes shtyllave, ndërsa Jukaj mbetet një alternativë e rëndësishme për teknikun shkodran. Martini do ta marrë vendimin përfundimtar në momentet e fundit, por aktualisht Avram duket më pranë një tjetër aktivizimi si titullar.

Në mbrojtje pritet të mos ketë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. Gurishta, Pusi dhe Dumfur do të përbëjnë treshen e prapavijës, me trajnerin Martini që kërkon vazhdimësi në këtë repart. Pas paraqitjes në sfidën e fundit, kjo linjë duket se ka fituar besimin e stafit teknik dhe pritet të ruajë të njëjtën përbërje edhe në Laç.

Në mesfushë, në krahun e djathtë pritet të pozicionohet Bardhi, ndërsa në të majtë Musta shihet si alternativa më e mundshme. Në qendër situata është pak më e hapur, me Qaton që do të luftojë me Mehmeti për një vend në formacionin titullar. Dyshja që do të plotësojë repartin pritet të përcaktohet në orët e fundit, ndërsa Dros dhe Murataj janë gjithashtu pjesë e strukturës së mesfushës.

Në repartin ofensiv, Martini duket se do t’u besojë Balajt dhe Bizit për të udhëhequr sulmin. Dyshja pritet të ketë detyrën për të shfrytëzuar hapësirat në prapavijën laçiane dhe për t’i dhënë më shumë forcë fazës sulmuese të Vllaznisë. Pas problemeve të shfaqura në ndeshjet e para të kampionatit, finalizimi mbetet një nga pikat ku kuqeblutë duhet të bëjnë diferencën.

Në tërësi, formacioni i Vllaznisë përballë Laçit duket se është pothuajse i vendosur, me vetëm disa dilema që mbeten për t’u zgjidhur. Martini pritet ta ketë fjalën e fundit pak para startit, por nga ajo që është parë në stërvitje, ndryshimet nga 11-shja e fundit pritet të jenë minimale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments