Besëlidhja në basketboll për meshkuj ia ka dalë të realizojë objektivin e saj të parë, kualifikimin në finalen e kampionatit dhe tashmë i ka mbetur vetëm fitimi i titullit kampion që do të jetë i treti rradhazi për të.
Në kryeqytet, skuadra e Besëlidhjes mundi 95-78 Apoloninë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar (45-42), skuadra lezhjane shkëputet dhe fiton pa shumë probleme. Edmonds dhe Ridgnal realizuan nga 26 pikë secili për Besëlidhjen, ndërsa 27 pikët e Quincy për fierakët mbetën për statistikë.
Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali fiton edhe gjysmëfinalen e tretë (3-0) dhe kalon në finale ku do të ndeshet me Tiranën e cila u kualifikua ndaj Vllaznisë. Besëlidhja konsiderohet pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon megjithatë duhen pritur ndeshjet finale.
GJYSMËFINALET:
Ndeshja 1: Besëlidhja – Apolonia 93-71
Ndeshja 2: Apolonia – Besëlidhja 74-97
Ndeshja 3: Besëlidhja – Apolonia 95-78 (3-0)


