Tek Vllaznia flitet vazhdimisht per te rinjte. Paçka se shume prej trajnereve nuk i kane preferuar, ndoshta edhe ngaqe jane vene gjithmone ne kerkim te rezultait dhe “i kane harruar” t’i aktivizojne.

Me nje skuader ne vend te peste qe eshte aktualisht dhe me shume probleme mungesash e demtimesh, por edhe me performance te dobet te disa prej lojtareve, serish hapesirat per te rinjte kane qene te pakta. Me perjashtim te asaj çfare i eshte dhene Alivodes me se shumti dhe Smajlit deri diku.

Per te tjeret jo aq dhe njeri prej te rinjve qe ndoshta meriton me shume vemendje eshte sulmuesi anesor Antonio Delaj. 19 vjeçari i rritur tek Akademia Vllaznia ka qene nder me te spikaturit me ekipet e moshave teksa dallohej per disa veçori te lojes qe e benin ate te veçante. Jo me kot, edhe drejtuesit e klubit veren e shkuar i ofruan kontrate dhe te dyja palet e firmosen ate.

Megjithate deri tani atij i jane besuar vetem 9 minuta ne ndeshjen e fazes se pare ndaj Egnatias (te humbur 0-3) dhe vetem aq. Por dje nderkohe ne miqesoren ndaj Kastriotit, ka luajtur ne 45 minutat e dyta dhe ka bere pershtypje te mira duke fituar edhe duartrokitjet e tifozeve.

Kjo do te thote se ne gjysmen e dyte te sezonit, stafi duhet ta kete me ne konsiderate dhe jo ta dergoje te luaje vetem tek Vllaznia U21. Skuadra e pare mund te kete nevoje per shpejtesine dhe tekniken e Antonio Delajt, per shperthimet e tij ne krah dhe po ashtu edhe per aftesite konkluduese para portes kundershtare./SHKODRA-SPORT.COM/