Inter dhe Fluminense do të përballen nesër në mbrëmje në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Botërorit të Klubeve. Por në prag të këtij dueli është lëshuar një alarm për shkak se në Sharlot, vendi ku do të luhet pritet të ketë rrufe. 

Ekziston një protokoll i rreptë sigurie i rezervuar për stadiumin “Bank of America”, sipas të cilit nëse zbulohet rrufe brenda një rrezeje prej 12.7 km nga objekti, atëherë do të aktivizohet “Protokolli i Kërkimit të Mbulesës”, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të ngjarjes dhe evakuimin e pjesshëm të stadiumit.

Aktiviteti mund të rifillojë vetëm pas 30 minutash pa shkarkime të mëtejshme elektrike në zonë.

Edhe ndeshja e mbrëmshme mes Benfikës dhe Çelsit u ndërpre për 2 orë për shkak të një alarmi të motit.