Interi ka shënuar fitore ndaj Empolit me rezultat 3-0 si mysafir në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A. Zikaltërit e kanë nisur mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 19-të, me Matteo Darmian që shënoi, por goli u anulua pasi mbrojtësi luajti me dorë.
Në minutë 30-të, Empoli mbeti me një lojtar më pak, pasi Saba Goglichidze u ndëshkua direkt me karton të kuq. Golat e Interit erdhën në pjesën e dytë, kur fillimisht Davide Frattesi gjeti rrjetën fal një devijimi për 1-0.
Interi nuk u ndal me kaq, dhe Frattesi gjeti sërish rrjetën për 2-0. Krejt në fund shënoi Lautaro Martinez për 3-0.
Interi është në vendin e dytë me 21 pikë, ndërsa Empoli mbetet i 11-ti me 11 pikë. /Telegrafi/