“Djelmnia shkodrane” eshte nje nga klubet me serioze qe funksionon ne futbollin e moshave ne zonen e Shkodres. Prioriteti i punes se Akademise se tij eshte zhvillimi i femijeve si ne anen sportive po ashtu edhe ne ate edukative. Po çfare te rejash do te kete sezoni i ri per kete klub?

Administratori i tij Fatmir Marku ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ka zbuluar edhe prioritetet e punes qe do te kene te gjithe ekipet, ka evidentuar stafin profesionist dhe po ashtu eshte ndalur edhe tek bashkepunimi me klubin Vllaznia. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Pas pak ditesh do te nise sezoni i ri per futbollin e moshave. Me çfare te rejash vjen “Djelmnia shkodrane” kete here?

Ne sezonin e ri qe pritet te filloje se shpejti, ne jemi gati me te gjitha grupmoshat nga U7 deri te U17. Risi eshte grupmosha U7 me futbolliste 5-6 vjeçare dhe besoj se jemi e vetmja Akademi ne Shkoder qe e kemi skuadren e datelindjeve 2018 dhe 2019 ku normalisht duhet te filloje futbollin nje femije.


– Cili ka qene fokusi i punes gjate kesaj periudhe?

Gjate periudhes se veres ne kemi zhvilluar stervitjen edhe kemi pas nje prezence deri ne 80% te femijeve qe kane vazhduar stervitjen gjate gjithe veres. Gjate kesaj periudhe jemi fokusuar te perfeksionimi i elementit teknik me programe stervitore individuale me 5 trajnere me kohe te plote.


– Ne perberje keni disa trajnere me pervoje. Ua ben me te lehte punen kjo gje, per seleksionimin dhe perzgjedhjen e lojtareve cilesore?

Ne Akademin tone kemi trajnere qe kane pasion edhe deshire shume te madhe ne punen e tyre te vazhdueshme me grupmoshat gjate shume viteve ne Shkoder e ketu dua te permend emrat e profesor Bledar Marshija dhe profesor Suad Prençi. Pasioni, deshira, pervoja edhe profesionalizmi nuk i mungon Akademise tone ku vlen te permendim ish-futbollistet edhe trajneret me shume eksperience si profesor Astrit Prençi dhe profesor Altin Xhahysa. Me kete staf, puna jone behet me e lehte ne evidentimin e elementit dhe permiresimin e tyre dita-dites per nje te ardhme te sigurte.


– Disa futbolliste te “Djelmnia shkodrane” kane kaluar tek Akademia Vllaznia. Kjo fale nje bashkepunimi mes dy klubeve?

Bashkepunimi me Akademine Vllaznia eshte shume pozitiv dhe njekohesisht eshte nje shembull i mire per t’u ndekur nga te gjitha Akedemite ne Shkoder. Ka filluar sezonin e kaluar fale nje marreveshje mes presidenteve Xhaferi e Kulla dhe ka vazhduar edhe kete sezon ku jane disa futbolliste te “Djelmnia shkodrane” qe i jane bashkuar ekipit U19 dhe jo vetem te Akademise Vllaznia. Akademia jone ka qene dhe eshte gjithnje e hapur per bashkepunime me te gjitha Akademite per te miren e femijeve qe me kaq deshire e pasion ne na besojne te ardhmen e tyre.


– Se fundi, cilat jane objektivat tuaja per te ardhmen?

Objektivi i Akedemise tone eshte zhvillimi i femijeve si ne anen sportive po ashtu edhe ne ate edukative ku mbi te gjitha ne vleresojme rritjen e tyre te shendetshme e me disipline ku ne mendjen e tyre te kene nje mentalitet fituesi e fitorja merret vetem me pune, perkushtim dhe bashkepunim./www.shkodrasport.com/