Nga Engjell GJOLAJ
Karriera e tij me ekipet e te rriturve ka zgjatur 13 vite, duke luajtur nga kategoria e pare dhe deri ne Superiore. E kemi fjalen per Robert Grishaj, ish- futbollistin e njohur lezhjan i cili tashme jeton ne New York te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
E ka nisur futbollin tek Beselidhja, per te vijuar me pas tek Partizani me te cilin do te luante per 5 vite me rradhe (2001-2006), me pas do te rikthehej serish ne Lezhe, para se te kalonte ne Ukraine tek Vorskla Poltava. Atje luan disa muaj e me pas rikthehet ne Shqiperi per te luajtur fillimisht me Besen, e me pas me Kastriotin, Skenderbeun, Shkumbinin, Burrelin dhe Lushnjen.
Ai kudo ku ka luajtur ka lene gjurme si nje mbrojtes me aftesi te mira. Sot po e rikthejme serish per lexuesit tane me nje interviste qe i ka marre kolegu yne Engjell Gjolaj, pikerisht ne diten e pervjetorit te lindjes se Robertit sepse ai sot feston 43 vjetorin e lindjes. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten “Shkodra Sport”:
– Robert, si e keni filluar karrieren sportive dhe cili ka qene trajneri juaj i pare?
Jam rritur ne Shegjin, qytet i vogel dhe tani eshte i madh e turistik. I ndjeri Fran Leka, ish-futbollisti I Beselidhjes, sebashku me ju Engjell Gjolaj, krijuat klubin e futbollit “Porto”. Aty u krijuan ekipet e moshave. Kishim brez shume te arte. Ne Shninakët , pothuajse nuk kishim nevoje per trajner pasi çdo dite luanim ne reren e plazhit Shengjin. Eshte turp te mos dish te luash futboll e te jesh Shninak. “Njesoj si te jesh brazilian”.
– Kur keni luajtur me fanelen e Beselidhjes si jeni ndier, çfare kujtoni nga ajo dite?
Me ka marre ne ekip te pare Vasil Bici ne vitin 1998 -99. Ate vit eshte si qesharake se nuk u benim 11- te vete ne stervitje. Ma e bukura ishte se ishim te gjithe prodhim i “Akademise Lezhe”.
– Kush kane qene personat qe te kane motivuar per te ndjekur kete sport, perveç deshires qee keni patur?
Me afrimin e presidentit Agustin Uldedaj si sponsor, u kosoliduam, u formuam si ekip dhe arritem nee finale duke mundur Besen e Kavajes. Ndeshja perfundoi 1-1, shkuam ne penallti. Ishte kenaqesi per mua se golin e barazimit e shenova une. Pastaj me penallti fituam ne, nje feste e çmendur! Motivuesit qe me kane bere te vazhdoja futbollin kane qene padyshim daja Fran Leka siç e thashe nè fillim si dhe babai im edhe ai i ndjere.
-Cilet kane qene disa nga futbollistet qe te kane ndihmuar me teper ne formacionin e skuadres se Beselidhjes?
– Ne sezonin 1997- 98 ishim nje skuader me moshe tere 17-18 vjeç dhe nuk kemi patur lojtare qe te na ndihmojne.
– Cili ka qene roli juaj te Beselidhja dhe tek ekipet e tjera ku keni luajtur?
Kam filluar te Beselidhja qendersulmues, po kete rol pata edhe te Partizani, ne fund te Beselidhja qendermbrojtes.
– Cila ka qene ndeshja me emocionuese gjate karrieres tuaj?
Finalja me Besen ku une shenova golin e barazimit 1-1 dhe penalltite.
– Cili ka qenè futbollisti me i pelqyer per ju te Beselidhja?
Leonard Perloshi.
– Cili ka qene trajneri me cilesor dhe cili ju ka ndihmuar ne rritjen e cilesise si futbollist?
Ka shume trajnere, nuk dua te veçoj, por po i them te gjithe: Vasil Bici, Neptun Bajko, Hasan Lika, Shpetim Duro, Jani Kaçi, Mirel Josa dhe Elvis Plori.
– Çfare mendoni per Beselidhjen qe ka vite qe nuk del ne Superiore?
Gjithmone Beselidhja ka qene pretendente , tani jane probleme ekonomike, duhet shpenzuar, jeta tani eshte biznes.
– Ju tani jetoni jashte Atdheut, çfare ndieni per ekipin tone Kombetar qe vitet e fundit po arrin rezultate pozitive?
Natyrisht kemi nostalgji te madhe per vendlindjen, e kemi merakun dyfish me te madh, nuk eshte sikur te jemi atje. Te luash per flamurin kombetar e eshte gje e madhe. Duam vetem fitore te Kombetares tone.
– Si e kaloni kohen atje dhe çfare ju pelqen me shume?
Punojme shume, kohen e lire me familje. Merrem me dy pune: Kompani ndertimi dhe imobiliare.
– A keni ekipe te fubollit qe te zhvilloni aktivitete sportive atje?
Po, bejme minikampionate. Malesia jone e Madhe me ekipet e Malit te Zi, pasi miqte e mi jane Camaj.
– Cili ekip boteror ju pelqen me shume dhe pse?
Hollanda. Tifozerite vijne te trasheguara. Babai ishte me Hollanden. Ata luajne bukur megjithese nuk fitojne.
– Cili eshte futbollisti mire sipas jush sot ne bote?
Mbappe.
-Nje puetje per mbiemrin tuaj, pse shruhet Grizha dhe jo Grishaj?
– Èshte gabim i gazetareve te cilet e kane shkruar Grizha dhe jo Grishaj. Une jam nga Grishaj- Zagora, Malesisa e Madhe.
– Dhe se fundi Robert, urime per ditelindjen qe e kemi pikerisht sot…
Te falenderoj.