Vetem 18 vjeçe, por stafi i Vllaznise i ka besuar nje vend si titullare ne ndeshjen e sotme ndaj kampiones gjeorgjiane Lanchkhuti dhe ajo ia shperbleu duke shenuar golin e dyte, ate qe krijoi sigurine e fitores dhe te kualifikimit per ne finalen e grupit 2 te “UEFA Women’s Champions League”.
E kemi fjalen per futbollisten shkodrane Klaudia Borci. Ajo e beri si duhet detyren e saj dhe padyshim qe ndjehet e lumtur. Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne intervisten e dhene per gazeten “SHKODRA SPORT” kur eshte shprehur si me poshte:
– Klaudia urime per golin dhe fitoren. Padyshim e lumtur, apo jo?
Patjeter qe jam e lumtur sepse goli qe shenova eshte ne nivelet me te larta te futbollit te femrave, ne Champios Leauge dhe njekohesisht eshte goli im i pare ne nivele te tilla. Prandaj dhe kam arsye pse te gezohem, per me teper qe edhe Vllaznia fitoi kete ndeshje ndaj kampiones gjeorgjiane.
– Pa folur serish per golin, ishte emocionuese per ty te luaje si titullare ne nje ndeshje te tille kaq te rendesishme kur jeni vetem 18 vjeçe?
Sigurisht qe ishte emocionuese, por njekohesisht dhe pergjegjsi e madhe ta nisja ndeshjen si titullare ne formacionin baze sepse ishte ndeshja ime e pare ne keto nivele qe e filloj ne 11-shen e pare.
– E lumtur qe stafi te besoi kaq shume?
Patjeter qe jam e lumtur, por akoma me e lumtur jam sepse mendoj se ia shperbleva besimin e tyre.
– Çfare mendove ne ato momentet e para kur pe topin te perfundonte ne rrjete?
Patjeter qe ishte nje emocion i papershkrueshem dhe mbi te gjitha kur shenon me Vllaznine sepse siç e thashe edhe me lart, ishte goli im i pare ne Kupat e Europes. Duke pase parasysh dhe moshen qe kam, ky gol me jep nje motiv me te madh qe te punoj me shume ne te ardhmen.
– Kujt ia dedikoni kete gol?
Kete gol ia dedikoj familjes e cila me mbeshtet ne çdo hap qe une bej dhe eshte mbeshtetja ime me e madhe. Njekohesisht ia dedikoj dhe ekipit te Vllazise i cili e meriton per mbeshtetjen qe me jep.
– Por nderkohe me 7 shtator eshte finalja ndaj St.Polten. Çfare presim nga Vllaznia?
E dime qe eshte nje kundershtar shume me i forte se ky i sotmi, por te jeni te sigurte qe Vllaznia do te tregoje vlerat e saj me te mira ne fushen e lojes dhe do te futet aty per te marre nje rezultat pozitiv./www.shkodrasport.com/