Diten e djeshme ka nisur punen ekipi me i ri i krijuar ne Shkoder, pikerisht ai i KF Shiroka. Ne krye te kesaj skuadre eshte vene nje emer i njohur i futbollit shkodran dhe shqiptar siç eshte Fatmir Axhani. Ai do ta drejtoje ekipin bashke me ndihmesit e tij Valmir Kurti, Isa Sukaj dhe Samel Zymeri.

Vete Axhani ka dhene edhe nje interviste per mediat pasi ka drejtuar edhe seancen e pare stervitore me ekipin e ri, duke shprehur deshiren e tij qe Shkodra te kete shume shpejt dy ekipe ne eliten e futbollit shqiptar.

“Kjo është një kënaqësi e madhe. Të them të drejten unë kam qenë që vitin e kaluar i angazhuar me një ekip amatorësh. Besoj që me atë ekip jemi paraqitur mjaft mirë, saqë të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga Loja e paraqitur nga djemtë. Nuk diskutohet që e pranova me kënaqësi ftesën të jem pjesë e këtij ekipi.

Detyra ime është ta përmirësoj ekipin taktikisht. Synimi ynë është vetëm kalimi në Kategorinë e Dytë. Për këtë eksperiencë të re jam më i përkushtuar, pasi ajo e kaluara ishte në një ligë amatore. Kërkohet përkushtim për të kaluar kategori mbi kategori dhe nuk do të kishte kënaqësi më të madhe për mua, shpresoj që t’ia arrijmë, që Shkodra të ketë dy ekipe në elitë.

Do të kishte më shumë konkurencë pasi presidentat sikur flejnë gjumë. Krijimi i këtij ekipi është diçka pozitive për këtë qytet, i cili nuk mund të jetojë pa futbollin”- eshte shprehur trajneri Axhani./www.shkodrasport.com/