E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani në drejtimin e ish-trajnerit të Interit Simone Inzaghi morri trajtën e një “ekuacione me disa të panjohura”. Por tashmë në “timonin” e trajnerit të ri Cristian Chivu gjërat kanë ndryshuar.
Saktësisht, sipas mediave italiane bëhet e ditur se Asllani është në plane e teknikut rumun dhe është gati ti besojë një rol të rëndësishëm 23-vjeçarit.
Po ashtu thuhet më tej se Kristjan do e nis titullarë në debutimin e zikaltërve në Botërorin e Klubeve kundër Monterrey.
Mundësia më e mirë që “regjizori” i Kombëtares të tregojë gjithë “arsenalin” posedues dhe të dëshmojë veten se është i rëndësishëm në ekip. Interesimi i klubeve në Serie A për Asllanin është aty, ku Fiorentina është në pritje.